Shoqata Kosovare për Obezitet

Shoqata Kosovare për Obezitet (SHKO)

Në kuadër të kongresit evropian për obezitetin ECO2026, është themeluar Shoqata Kosovare për Obezitet (SHKO), me kryetare Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi.

Dr.assoc.prof. Venera Berisha Muharremi

Prof.asoc.Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica me seli në Prishtinë, që filloi punën në vitin 2014.

Profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës,
E zgjedhur në vitin 2017, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në moshën e saj 40 vjeçare pas 13 vitesh përvojë në Universitet si asistente, prej vitit 2004.

Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës, titull që mori në vitin 2013.

Në periudhën tre vjeçare 2018-2021 ka qenë dhe Drejtore e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, për çka është shpërblyer me vlerësim maksimal si menaxhere e suksesshme!

Prof.asoc.dr. Venera Berisha-Muharremi ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit në vitin 2013, si doktorantja e parë e Universitetit të Zagrebit në gjuhën angleze, me ceremoni speciale. Ne Zagreb, Kroaci edhe ka kryer një pjesë të subspecializimit për Endokrinologji, për të vazhduar dhe pjesën tjetër të subspecializimit të Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare tē Shkupit!

Ka qëndruar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe për tu specializuar për ,,Teaching Evidence Based Medicine” apo Mësimdhënje të Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi.

Ka qëndruar dhe në shumë Qendra tjera Universitare Boterisht të njohura për trajnime e avancime profesionale dhe akademike ndër të cilat duhet përmendur: •trajnimet në lëmi të Diabetologjisë në Universitetin Perugia në Itali,
•trajnimin për trajtim të Obezitetit në Universitetin e Harvardit në USA,
•trajnimin për Menaxhimin e Shërbimeve Shëndetësore në MASHAV Carmel Training Center në Izrael
•dhe shumë të tjera.

Duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit dhe Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik Mjekësorë, sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohurite Britanike për trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser. Në këtë mënurë e vendosë Kosovën në mesin e 5 qendrave Botërore ku bëhet trajtimi me Laser ( Photobiomodulim) të Tiroiditit Hashimoto.

Prof. Venera trajton mbipeshën dhe Obezitetin prej vitit 2014 me sukses në mbi 10000 individë tashmë, me metodën mjekësore të vërtetuar shkencërisht nga Prof Blackburn – Universiteti Harvard, që në Kosovë të gjithë e njohin si Dieta Protekal.
Prof. Venera është e licencuar dhe Certifikuar për trajtim të Mbipeshës dhe Obezitetit nga Universiteti i Harvardit, Shoqata Evropiane për Studimin e Obezitetit dhe Akademia Italiane e Nutricionit.

E përfaqëson rregullisht Kosovën me punime dhe rezultate të saj në lëmi të Obezitetit, Tiroidës dhe Diabetit në Kongrese e takime eminente Evropiane e Botërore.

Ka publikime të shumta, si monografi në shtëpi botuese gjermane dhe abstrakte e punime në Konferenca dhe revista ndërkombëtare.

Është e martuar dhe nënë e dy vajzave për çka krenohet më tepër se për çdo të arritur!

Lajme

Kontakti

info@ks-obesity.org